×
Secondary Adv

10 ishuj ne forma natyrale te cuditshme qe do tju mahnisin!

Share on Google+

Nëse jeni një nga ata persona që pëlqeni të krijoni figura imagjinare nga formacionet e reve, hijeve si edhe nga ushqimi! Atëherë, ndoshta do t’ju pëlqente të bënit një gjë të tillë edhe me format e ndryshme të ishujve.

 

Shumë fotografë kanë realizuar foto nga ajëri të ishujve të ndryshëm nëpër botë, që varësisht pozicionit që i shikoni – ato duken sikur janë objekte dhe gjallesa, duke nisur nga ishulli me formë të zemrës, të helikopterit, krokodilit, breshkës, etj. Në vijim ju sjellim 10 ishuj që do t’ju mahnisin jo vetëm për shkak të bukurisë por edhe formës së pazakontë. Këto ishuj ekzistojnë vërtet dhe fotografitë nuk janë të modifikuar me Photoshop.


1. Ishulli në formë helikopteri, Filipine

 

Ishulli Dilumacad gjendet në El Nido, Palawan. Por ajo që e bën shumë të vecantë këtë ishull është pamja dhe forma që ai ka, e besoni apo jo, duket si një helikopter – por pa helikë! Sapo të shkelni në këtë ishull do të shikoni shkëmbij dhe pyje tropikale të paeksplorura më parë. Por përvec kësaj ishulli ka plazhe të mrekullueshmë me rërë të bardhë dhe ujë të kristaltë.


2. Ishulli në formë breshke, Tajvan

 

Ngjason me një breshkë gjigante që qëndron pezull mbi ujë , por që kurrë nuk noton! Ishulli Guishan në Tajvan është në fakt vullkani i vetëm aktiv në zonë. Është gjithashtu më i madhi se ishulli i vetëm i banuar në  qarkun Yilan. Përveç të qënit një ishull i veçantë që i ngjason një breshke, Guishan është një destinacion i njohur turistik sidomos për ata që duan të shikojnë balenat.


3. Ishulli i zemrës, Fixhi

 

Pamjet që shikoni e tregojnë më së miri se Tavarua Island e meriton të quhet ishulli i zemrës. Është një mrekulli në ishujt Fixhi, e cila admirohet nga kushdo që e shikon. Forma e tij prej zemre është e rrallë dhe shoqërohet me ujin në ngjyrë jeshile që ndjek një numër plazhesh të mrekullueshme. Këto plazhe janë ndër më të kërkuarat për turistët e shumtë nga e gjithë bota. Por dallgët e papara që gjenden në këtë ishull, afrojnë edhe fansat e sërfit. I tërë ishulli ka vetëm një lokal, ku nuk mungon asgjë, përfshirë dhe luksi e banimi i përkohshëm.


4. Ishulli në formë krokodili, Filipine

 

Filipinet janë të njohura për krokodilët gjigande që banojnë në të, por që edhe një ishull duket si një i tillë, këtë nuk e kemi ditur! Është e çuditshme që të shikosh një të tillë pranë destinacionit më të popullarizuar të vendit, Boracay. Është quajtur “Ishulli Krokodil’ dhe kjo për një arsye të qartë, për shkak se është një nga destinacionet më të mira për zhytje në afërsi të plazhit të bardhë. Ishulli Krokodil është vetëm 20 minuta larg nga Boracay.


5. Ishulli i Kalit të detit, Galapagos, Ekuador

 

Me një sipërfaqe prej 4,640 metra katrorësh, ishulli Isabela konsiderohet si ishulli më i madh në arkipelagun Galapagos. Është më i riu në mesin e ishuj të tjerë, dhe është formuar 1 milion vjet më parë si rezultat i bashkimit të gjashtë vullkaneve aktive. Ishulli Isabela është i njohur të jetë shtëpia e breshkave të egra me një popullsi tepër të madhe në krahasim me ishujt e tjerë. Por përvec kësaj është edhe forma e ishullit që të lë pa fjalë. I ngjason një krijese që jeton në thellësitë e oqeanëve, kalit të detit.


6. Ishujt e buzëqeshur, Malajzi

 

Që nga Kota Kinabalu në Malajzi, ju mund të fluturoni për të parë pamje ajrore të Manukan, Mamutik, dhe ishujt Sulug që formojnë një buzëqeshje mikpritëse. Nëse ju shikoni buzëqeshjen atëherë ju do të dini se jeni mbi ishujt e njohur që posedojnë plazhet të gjëra dhe shkëmbinj nënujorë me korale. Këto ishuj janë tre nga pesë ishujt e Parkut Kombëtar Tunku Abdul Rahman, 3 deri në 8 kilometra jashtë Kota Kinabalu.

 

7. Ishulli në formë Hëne, Havai, SHBA

 

Molokini është një krater vullkanik në formë hëne, i zhytur pjesërisht në kanalin Alalaleiki midis ishujve të Maui dhe Kahoolawe. Molokini është gjithashtu ishulli i vetëm i marinës në Havai. Ishulli posedon korale të bukura dhe kafshë detare me mbi 200 lloje peshqish dhe peshkaqenësh të rrallë. Dhe mbi 50 lloje të bimësh që rriten përgjatë shpateve që rrethojnë Molokini.


8. Ishulli në formë bumerangu, Malajzi – Filipine - Vietnam

 

Ky ishull në formë bumerangu i përket ishujve Spratly të shtrirë në brigjet e Filipineve, Malajzisë, dhe Vietnamit. Grupi i ishujve ka shkëmbinj nënujorë më shumë se 750 lloje korale, alga, etj. Ky ishull bumerang dhe ishujt e tjerë të mbetura të këtij grupi nuk janë të frekuentuara për shkak të formës së saj, dhe për shkak se vendi është i pasur me depozita gazi dhe naftë.


9. Ishulli në formë peshku, Kroci

 

Nëse shkoni me pushime në Kroaci, mos humbisni pa parë bukurinë piktoreske të ishujve Brijuni. Brijuni është një grup me katërmbëdhjetë ishuj të vegjël në pjesën kroate të detit Adriatik. Arkipelagu është i njohur si shtëpia e disa prej vendeve më të rëndësishme të botës arkeologjike dhe kulturore, të tilla si zbulimi i 200 gjurmëve të dinosaururve, etj. Përveç pjesës arkeologjike në Brijuni, një ishull i quajtur Gaz ka tërhequr vëmendjen e njerëzve për shkak se ka formën e një peshku.


10. Ishulli në formë delfini, Itali

 

Sirenuse është një arkipelag nëformë delfini, i vendosur jashtë bregut Amalfi në jug të Italisë, në mes të ishullit Capri dhe fshatit Positano. Gjithashtu i njohur si Li Galli, Sirenuse mori emrin e vet sipas sirenave mitologjike greke, të cilat besohet se kanë vizituar ishujt shpesh. Sot, ishulli është i mbushur me hotelet dhe është një destinacion ideal për adhuruesit e sporteve nënujore.


Më të lexuarat